+377 44 604 288Hen. - Pre. 09:00-17:00

Agrokosova Holding – Suharekë

Posted in: Veraritë Started by

Agrokosova Holding – Suharekë

Prioriteti i “Agrokosova Holding” është fokusimi në ofrimin e verërave të cilësisë së lartë, që reflektojnë gjithë karakteristikat e nevojshme të standarteve të cilësisë. Verërat prodhohen 100% në nivel lokal, duke përcjellur pak nga shija e rajonit të Suharekës. Zona e Suharekës ofron kushte mjaft të përshtatshme natyrore për rritjen e rrushit, për të përcjellur cilësi maksimale. Ne monitorojmë me kujdes vreshtat tanë për të siguruar se rrushi vilet në kohën e duhur.
Gjithashtu, ne kujdesemi për të promovuar kulturën e verës, duke ndërthurur shpirtin dhe vlerën e saj me momentet më të këndëshme si psh: darka familjare, kremtimin e festive të rëndësishme apo festa me shoqërinë. Ne besojmë se verërat tona garantojnë eksperienca të paharrueshme. Ne jemi të angazhuar për të informuar konsumatorin rreth një mënyre jetese të mbushur me hare dhe përgjegjshmëri, që ndërthur ushqimin me verën. Për këtë arsye, gjatë proçesit të marrjes së vendimeve
të rëndësishme, një ndër prioritetet tona është garantimi i një ekpserience pozitive të konsumatorëve tanë gjatë konsumimit të verërave tona.
Ne të “Agrokosova Holding” e kuptojmë biznesin tonë dhe marrim vendime bazuar në informacionin e përhershëm, njohuritë e reja dhe faktet e tregut, gjithmonë duke u fokusuar në cilësi.

MISIONI

“Agrokosova Holding” përkushtohet për të ofruar verë të cilësisë maksimale, për të dhuruar moment hareje dhe për të garantuar kënaqësinë e konsumatorit.

VIZIONI

Të jemi prodhuesi më I rëndësishëm i verës ne rajon duke ofruar verë sensacionale, të pasur në shije dhe me cilësi të shkëlqyer.

OBJEKTIVAT

Të përshtasim dhe implementojmë teknologji që synojnë zvoglimin e kostove dhe që theksojnë frymën e zhvillimeve të reja
Të përmirësojmë në mënyrë të vazhdueshme gamën aktuale të verërave dhe ta rrisim atë
Të rrisim nivelet e prodhimit duke investuar në efektivitetin e teknologjive dhe efikasitetin e punëtorëve
Të renditemi ndër kantinat më të mira në rajon
Të ndjekim dhe zbatojmë teoritë e përgjegjshmërisë sociale, duke minimizuar impaktet negative mjedisore të shkaktuara nga prodhimi i verërave.

CILËSIA

Standartet tona për të kontrolluar mbarëvajtjen e punës përqëndrohen në cilësi, dhe jo në sasi. Është shumë e rëndësishme për ne të përmbushim standartet e cilësisë dhe të përcjellim pasionin tonë për cilësinë maksimale.

PËRKUSHTIMI

Ne jemi të përkushtuar për të plotësuar dhe madje tejkaluar pritshmëritë e klientëve tanë duke punuar me pasion e duke përkushtuar punën e palodhur për të përmbushur nevojat dhe dëshirat e tyre.

KLIENTËT TANË

Ne besojmë fuqimisht në të ofruarit e verërave dhe strategjive të duhura për të përmbushur nevojat dhe për të plotësuar dëshirat e klientëve tanë.

PASIONI

Ne përkushtojmë pasion, kreativitet, mund dhe kohë për të ofruar verëra të shkëlqyera. Ne e adhurojmë punën tonë dhe faktin se klientët tanë adhurojnë verërat tona.

NJERZIT TANË

Ne besojmë se punëtorët tanë janë pasuria jonë më e rëndësishme. Për këtë arsye, ne ndjekim në mënyrë konstante strategji që kanë për qëllim zhvillimin e tyre profesional dhe motivimin e tyre.

INTEGRITETI

Ne besojmë në përmbushjen e standarteve të larta etike, të cilat i respektojmë përgjatë gjithë proçesit të prodhimit dhe ofrimit të verërave tona.

Website AgroKosova: www.agrokosova.net