+377 44 604 288Hen. - Pre. 09:00-17:00

Bahha

Posted in: Veraritë Started by

Bahha

Historiku i verarisë

Objekti në të cilin gjindet veraria Bahha është projektuar për fabrikimin e materjalit ndertimor me në alternative potenciale industrinë ushqimore në të ardhmen kur të plotësohen kushtet.

Konkurenca e tregut si dhe renia e trendit të materjaleve ndërtimore më të cilët jami marur më parë na ka shtyrë të mendojmë për ndonjë alternativë tjetër të cilën e potencova më parë. Falë disa miqve të mi dhe falë potencialit të mjaftueshëm të lëndës së parë në rajonin tonë, kemi vendosur që të fillojmë veprimtarinë e verarisë me një kapacitet më të vogël sa për fillim.

Kualiteti të cilin e kemi prodhuar dhe menaxhimi me këto resurse na ka shtyrë që vitin e dytë ta risim kapacitetin dhe në këtë mënyrë kemi arritur që të zgjërojmë edhe zgjedhjen e produkteve nga dy, sa i kemi pasur vitin filestar, në katër vitin e dytë.

Poashtu vitin e dytë të veprimtarisë (janar 2010) kemi vendosur që të kërkojmë liqensimin nga Ministria e Bujqësisë së Kosovës dhe në këtë mënyrë dëshirojmë që të arrijmë standarde sa më të mira të prodhimit.

Që nga themelimi i kësaj verarie, synimi ynë ka qenë që të prodhojmë pije ekskluizivisht kulitative dhe mundësisht kulminante, të cilën gjë edhe e kemi arritur ku si rezulltat kemi konsumatorë të kënaqur dhe plasman të mjaftueshëm në treg.

Konsumimi i vogël i kësaj pije në Kosovë na frikëson nga pak për rritjen graduale të kapaciteteve, por në plane tona afariste, pasi që në Sërbi dhe Shqipëri kemi disa partnerë afarist, synojmë që tregun ta përqëndrojmë në këto dy vende.