+377 44 604 288Hen. - Pre. 09:00-17:00

Bodrumi i Vjetër

Posted in: Veraritë Started by

Bodrumi i Vjetër

NPT Haxhijaha nga Rahoveci është themeluar në vitin 1989 dhe aktualisht punëson rreth 70 punëtor në fushat e ndryshme profesionale. Aktivitetet kryesore të saj janë import – exporti i mallrave të mekanizmave bujqësore të të gjitha profileve, pranë të cilave fushën e vet vepruese e ka zgjeruar edhe me importin e gomave të ndryshme nga vendet e ndryshme të botës.

Në kuadër të veprimtarisë së vetë ka një sukses mjaft të madhë edhe me export – importin e vajrave, baterive, pjesëve rezervë të traktorave dhe paisjeve të shumta që lidhen me veprimtaritë bujqësore, kështu që me këtë veprimtari mbulon mbi gjysmën e tregut të Kosovës, sakaq edhe atë të Shqipërisë në disa fusha.

Kompania Haxhijaha posedon depo me sipërfaqe prej 4000m², nga e cila 1500m² janë nën mbulojë. Katërqindë (400) m² është pjesë e ndërtesës administrative.

Ka partneritet me kompanitë e shteteve të ndryshme, siç janë Italia, Gjermania, Holanda, India, Irani, Kina, Sllovenia, Kroacia, Serbia etj.

Në kuadër të Kompanisë është edhe pompa e benzinës dhe restoranti.

Duke pasur sukses nga viti në vit, Kompania e zgjeronte aktivitetin e vet. Kështu që gjatë fazës së privatizimit të pronave shoqërore (shtetërore) në vitin 2006, Kompania Haxhijaha e ka privatizuar Bodrumin e Vjetër të Rahovecit që daton prej vitit 1953, e cila miret me prodhimin e vererave dhe pijeve alkoolike , duke e  shendruar nga nje objekt totalisht I shkatruar ne nje ndermarrje me teknologji bashkohore.

Me investime nga viti ne vit Bodrumi i Vjeter cilesohet per vere nder me kualitative ne rajon.

Bodrumi i Vjetër – Rahovec është themeluar në vitin 1953 si Kooperativ bujqësore me emrin “Kosova Vera” – Rahovec.

Veprimtaria kryesore e saj ishte prodhimi i verërave dhe pijeve alkoolike.

Me privatizimin e saj në vitin 2006 vazhdoi kontinuitetin e saj si pronë private e re nën emrin Bodrumi i Vjetër e cila funksionon në gjirin e ndërmarrjes N.p.t “HAXHIJAHA” Rahovec.

Ne kohen kur kjo ndermarrje eshte privatizuar ishte plotsisht e renuar,

Keshtu qe N.p.t ‘’Haxhijaha’’ brenda nje preriudhe 4 mujore arriti qe ta rindertonte dhe ta rimekembte, duke e pajisur me teknologji bashkekohore per pranimin dhe perpunimin e rrushit dhe prodhimin e veres dhe rakis ,sipas standardeve bashkekohore.

Bodrumi është rindërtuar në kohë për vjeljen e vitit 2006 dhe me pajisjet e importuara nga Gjermania, Italia dhe Franca kemi prodhuar verëra cilësore.

Duke filluar nga një sistem pneumatikë për shtrydhjen e rryshit dhe fermentimin e tij në tanke inoxi, ku është ndërtuar sistemi për ftohje dhe ngrohjes gjatë fermentimit, ne besojmë se paisjet tona dhe përvoja jonë janë të denjë për verë kulminante dhe cilësore nga rrushi i shkëlqyer në tokën tonë. Nje sasi e perzgjedhur e verërave tona të kuqe janë të vjetëruar në kushte optimale në fuqi lisi 225 litër ( Barrique ).

Zona vreshtare e Rahovecit bën pjesë në nënregjionin jugor të regjionit vreshtar të Kosovës dhe i përket zonave më të spikatura të vreshtarisë dhe veraris Kosovare.

Ekzistojnë dëshmitë se në këtë trevë rrushi është kultivuar qysh në kohën Ilire, para 2000 vite.

E tërë vreshtaria e kësaj zone shtrihet në terrenet kodrinore në lartësinë mbidetare prej 340 – 600 metra.

Klima e mesme kontinentale e gërshetuar me rrymë mesdhetare e bën këtë zonë vrashtare shumë specifike dhe e karakterizon si të veçant për prodhimin e rrushit dhe verërave të cilësisë shumë të lartë, gjegjësisht atyre kulminante.

Pra, falë kushteve agroekologjike ideale, teknologjisë më të përsosur, si dhe kuadrit profesional, Bodrumi i Vjetër në Rahovec vazhdon ta ruaj traditën dhe të prodhojë verëra me gjenezë gjeografike me cilësi të lartë në përputhshmëri me standardet Evropiane siç janë: Cabernet Sauvignon, Merlot, Pinot Noir, Vranç, Cabernet&Vranc, Rose nga varietetet e kuqe, kurse prej varieteteve të bardha Chardonnay, Riesling Rhine, Riesling Italian dhe, prodhimin e pijeve alkoolike: Brandy i Kosovës, Darda Extra, dhe Darda, gjithnjë duke pas parasysh tendencën e rritjes së paletës me prodhimet tjera.

Website Haxhijaha: www.haxhijaha.com