HISTORIKU I SHOQATËS “ENOLOGJIA”

Shoqata e Verëtarve të Kosovës ‘ENOLOGJIA” ,është shoqata e formatit kombëtar me seli në rajonin vreshtar verëtar të Rahovecit, e themeluar në Tetor të vitit 2008 .Kjo shoqatë me iniciativën e disa prodhuesve entuziast dhe më të mëdhenj konsideruar shumë të nevojshme dhe të domozdoshme themelimin kësaj shoqate që do të shërbej si avokat i tyre, do ti shërbej në avokim dhe lobim, mbrojtja e interesave të tyre karshi institucioneve lokale dhe qëndrore, zhvillimeve të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, respektimi i ligjit të verërave dhe dispozitave të ligjit, luftimin e informalitetit prodhimit dhe shitjes të paautorizuar të verërave dhe rakis.

MISIONI I SHOQATËS

Misioni i shoqatës është avokimi dhe lobimi, mbrojtja e interesave të prodhuesve të verërave karshi institucioneve lokale dhe qëndrore, participimi në grupet punuese dhe komisionet për hartimin e politikave zhvillimore të sektorve të vreshtarisë dhe verëtaris, analiza dhe konkluza në trendet e zhvillimeve të tregut të brendshëm dhe të jashtëm, respektimi i ligjit të verërave dhe dispozitave të ligjit, luftimin e informalitetit dmth e prodhimit dhe shitjes të paautorizuar të verërave dhe rakis.

VIZIONI

Përmes rritjes së cilsisë së verërave dhe ngritjes së kulturës së konsumit të verërave të kosovës të rikthej namin që dikur kishin këto verërat , si dhe zvoglimi i importit të verërave nga jashtë, si dhe inkurajimi i fermerve në shtimin e ngritjes së sipërfaqeve me vreshta për varietetet e rrushit për verërave më cilsore deri në 6000 ha sipërfaqe të vreshtave deri në vitin 2020.

STRUKTURA ORGANIZATIVE E SHOQATËS

Shoqata e verëtarve të Kosovës është person Juridik dhe është e regjistruar më 28 Tetor të vitit 2008 ,me Nr.Regj. 5112052-3 dhe me Nr.Fiskal 600776184 , ka status të OJQ-së si organizatë jo profitabile. “Enologjia ka organet e veta udhëheqëse dhe ate:

–          Kuvendi i shoqatës

–          Bordi menaxhues

–          Kryetari

–          Nënkryetari,

–          Sekretarin

ORGANOGRAMI