d

Enologjia

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin në bashkëpunim me Shoqatën e Verëtarëve të Kosovës “Enologjia” kanë organizuar aktivitetin për degustimin e verërave nga Kosova në Ambasadën e 🇽🇰 në Berlin, para gastronomëve shqiptarë që jetojnë në Berlin.

Kompanitë pjesëmarrëse ishin: Bodrumi i Vjetër, Muja – Rahovec, Suhareka, Labi Wine, Kosova Wine dhe Risons.

Sektori i prodhimit të verës është një nga sektorët më të organizuar dhe ka një rritje çdo ditë e më shumë.
Verërat e shijshme nga Kosova tani janë pjesë e shumë tregjeve ndërkombëtare. Andaj, urojmë që vera jonë të shërbehët sa më shumë edhe nga gastronomët tanë në Gjermani. 🍷 🍇